Takimi me ambasadoren e Izraelit, Kurti shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve nga Hamasi: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Takimi me ambasadoren e Izraelit, Kurti shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve nga Hamasi: Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Albin Kurti dhe Tamara Ziv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot (1 Shkurt) në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv. ZKM ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

Kurti dhe Ziv kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë", tha Kurti.

Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për vendimin e Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.

“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit", tha Kurti.

Po ashtu Kryeministri i Kosovës i ka shprehur ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamas teksa theksoi mbështetjen e Qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, dhe uroi që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm i përhershëm.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 02/02/2024 10:20

    Gjynah qe nje markisist sie Kurti i shkon mbrapa Izraelit, per fat te keq gjithe personat me fuqi shkojn mbas ketyre nazistave

    Përgjigju
  • Igor: 02/02/2024 08:15

    Or zoteri Kurti gjithmone te kam konsideruar si nji Shqipetare ne zemer por tani ja ktheve shpinen kombit Kosovare,kur disa vende bashke me ty e quajne Hamasin Terorista kurse ata jane Ushtria clirimtare e Palestines sikur Esht UCK pra per ty edhe UCK qenka nji organizate TERORISTE turp te te vjen ,kete mendim ta kishe mbajtur ne veten tende dote ishte ma mire por ti e ofendon UCK edhe nji here turp.

    Përgjigju
  • red: 01/02/2024 22:47

    Vuajtjet e popullit martir autokton shqiptar te Kosoves (Dardania veriperendimore) nen sundimin a barbereve sllavo serb eshte i ngjashem me ato te popullit martir palestines nen sundimin a zionisteve barbar. Keta te fundit, cuditerisht shumica me prejardhje nga tokat sllave Rusia, bjellorusia, Ukraina etj, te ardhur ne palesine si koloniste. E njejta gje sic ka ndoshur me Nishin, Sanxhakun, Mitrvicen veriore, Manastirin (qe tanina e quajne Bitola). Autoritete kosovare mundohuni te jeni me me autoritet dhe ne saje te vuajtjeve te kombit shqiptar te solidarizoheni me ata qe po kalojne te njejta eksperience. Merrni shembullin e Afrikes se Jugut.

    Përgjigju
  • Zari: 01/02/2024 18:48

    Eh Albin qe e paske harruar historine. Me kte gjykimin tend, i bie qe Serbia ka te drejte te mbroje teritoret e pushtuara. Dmth meqe cifutet ka te drejte te shtypin nje popull auktokton si palestinezet, dhe serbia ka te drejte te shtypi popullin kosovar qe jan autokton. Ptu, njeri pa shtyll kurrizore qe per nje njohje shite dinjitetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja