Kryeministri Edi Rama në takimin me fermeët, tha se përveç buxhetit të shtetit si burim financimi, fermerët duhet të fillojnë dhe të përdorin dhe të tjerë komponentë.

“Si pjesë e këtij cikli dëgjesash që ka organizuar ministri i bujqësisë për të kolauduar të gjithë planin e mbështetjes për këtë vit. Ministri i financave foli me shifra konkrete që janë domethënëse. Unë dua të fokusohem në një tjetër aspekt që ka të bëjë me mundësitë e pashfrytëzuara pasi ne jemi mësuar që t’i referohemi buxhetit të shtetit, por buxheti është tani vetëm njëri nga komponentët e zinxhirit të financimeve të bujqësisë.

Natyrisht që buxheti është më i thjeshti se përcaktohet nga qeveria dhe vjen tek bujku me një kanal të drejtpërdrejtë është aplikimi përkatës. Komponentët janë pak më të vështirë, por janë komponentë që do të jenë më të pranishëm që duhet të gjithë të përpiqen të mësojnë dhe të aftësohen për ti shfrytëzuar. Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka, nuk është problem në aspektin financiar. Ajo që është problem është  mungesa e informacionit dhe mungesa e përgatitjes për t’i thithur ato para, e njëjta vlen dhe për atë që lidhet me BE. Ne do të kemi gjithmonë e më shumë fonde nga BE. Këto lidhen me drejtpërdrejt sesa të aftë jemi për ti thithur. Duhet gjëra që lidhen me një dosje që duhet të ketë brenda në projekt dhe argumentet që ky projekt vlen dhe duhet financuar”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me fermerët: Përthithni financimet, duhen projekte! Plotësoni kushtet e BE, bashkitë t’iu vijnë në ndihmë me aplikimet për kredi