Rama shkruan se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Gjermanisë për çeljen e negociatave me BE në muajin dhjetor.
"Faleminderit Kancelares Merkel për mirëkuptimin e plotë dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë e do t'i japë Shqipërisë edhe në dhjetor", shkruan Rama.
(Postimi i Ramës në FB pas takimit me Merkel)
Muajin e ardhshëm pritet të diskutohet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
KE ka dhënë "Ok"-in në progres-raportin e publikuar në 9 Nëntor, ndërsa ka lënë të kuptohet se 'kushti' i vetëm është zbatimi i ligjit të vettingut, i cili aktualisht është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Do të jetë Parlamenti Europian, në mbledhjen e muajit të ardhshëm, që do të vendosë për përfundimisht për negociatat e Shqipërisë me BE këtë vit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com