TIRANE- Gjatë takimit me Drejtorin për Çështje të Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, Presidenti i Republikës Bujar Nishani rikonfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar me reformat dhe përballjen e sfidave që lidhen me konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Pasi shprehu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithçka ata kanë bërë në mbështetjen e vendit tonë dhe kombit shqiptar gjatë shekullit të fundit, presidenti Nishani e siguroi Moore se Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal, duke vënë në dukje se vendi ynë do të jetë përkrah miqve dhe partnerëve amerikanë në përballjen e sfidave kudo në botë.

Ndërkaq, Moore tha se SHBA janë të kënaqura me arritjet, stabilitetin e brendshëm dhe rolin e Shqipërisë në rajon, si dhe nënvizoi se integrimi europian është interes i Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Më tej, Moore shtoi se :nga Brukseli, pavarësisht arritjeve të deritanishme, duan të shohin më shumë përparim në konsolidimin e shtetit ligjor dhe tërhoqi vëmendjen se politika shqiptare duhet të evitojë konfuzionin në dhënien e mesazheve për statusin e vendit kandidat dhe integrimin në Bruksel”.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)