“Të zbatojnë menjëherë, pa asnjë hezitim dhe ekuivok, vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Nëpunësin Civil dhe INUK-un. Të zbatojnë vendimet e gjykatave të vendit për kthimin në vendin e tyre të punës të të gjithë burrave dhe grave të rinjve dhe të rejave të administratës publike, të larguar nga puna në mënyrë të paligjshme. Një qeveri që refuzon të zbatojë vendimet e formës së prerë të gjykatave, padit veten e saj si një qeveri thelbësisht anti-demokratike. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme në botën demokratike. Deri më sot, informacioni është dhënë vetëm nga dy ministra pa portofol dhe pa administratë si dhe nga tre Ministri, prej nga rezulton se janë larguar rreth një mijë nëpunës, tetëqind prej të cilëve vetëm në Ministrinë e Drejtësisë. Mazhoranca duhet të tërheqë fare nga axhenda e Kuvendit, dhe jo t’i shtyjë, projektet e tyre arbitrare për Nëpunësin Civil dhe AMA-n.
Opozita e refuzon me përbuzje lojën me shtyrje në formën e karotës apo shantazhit të çdo projekti që bie ndesh me natyrën konsensuale të projektligjeve dhe ligjet në fuqi të miratuara më parë dhe Kushtetutën. Mazhoranca duhet të heqë dorë në mënyrë të qartë e përfundimtare nga sulmet kundër institucionit të Presidentit të Republikës dhe institucioneve të pavarura, të tërhiqen nga marrja arbitrare e kompetencave të Presidentit si në rastin e shkarkimit të kreut të ILDKP-së. Të kthejnë normalitetin ligjor në këtë institucion”,- theksoi Basha në fjalën e tij përpara deputetëve të PD-së.
Mbrojtja e Berishës
Që në fillim të mbledhjes së djeshme, Basha nuk la pa akuzuar kryeministrin Edi Rama për debatin që u zhvillua në Kuvend një javë më parë. Që në fillim të fjalës së tij, kreu i PD-së tha se kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë flagrante etikën parlamentare, por nuk përmendi në asnjë fjalë sharjet dhe fyerjet që Berisha lëshoi ndaj Ramës, të cilat fillonin që nga ato profesionale, shëndetësore, deri tek ata personale. Por ndryshe nga çdo herë, tanimë edhe Basha filloi akuzat personale ndaj Metës, duke e cilësuar atë si bashkëpërgjegjës për degjenerimin e seancës së shkuar parlamentare.
Do të vazhdojmë ta bëjmë me vendosmëri punën tonë si opozitë, pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirave në Kuvend, pavarësisht fjalorit të ulët, deri rrugaçëror të kryeministrit, apo isove me buzëqeshje të kryetarit të Kuvendit. Ndërsa detyra e kryeministrit, ministrave dhe qeverisë është të japin përgjigje, të japin shpjegime, të bëjnë transparencë, ju pëlqen apo jo. Ky është kuptimi i parlamentarizmit. Fyerjet në vend të përgjigjeve, sharjet në vend të transparencës dhe argumentit janë shkatërrimi i parlamentarizmit”,- theksoi Basha.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)