Takimi me Xhafajn,Salianji:Marku
e pafuqishme,pret të mbarojë kafja

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, e ka cilësuar të pafuqishëm institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, teksa ka komentuar takimin e Kryeprokurores Arta Marku me ministrin Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit. Salianji shkruan në ‘Facebook’ se Arta Marku duhet të bëjë të dridhen nga frika ministra e zyrtarë, por në fakt thërritet në zyrën e ministri si të ishte vartësi më kokulur i institucionit.

Ai e komenton takimin e sotëm mes Xhafajt, Markut, Gjonajt, Ahmetajt, Jaupit e Bendos si kapje të Reformës në Drejtësi, e cila sipas tij, do të bënte të mundur shkëputjen e ndikimit politik te prokuroria dhe gjykatat.

“Prokurori i Përgjithshëm që duhet t’i bëjë të dridhen nga frika ministra e zyrtarë thërritet në zyrën e ministrit sikur të jetë vartësi me kokulur i institucionit!

Mosbesimi i publikut është legjitim derisa mosndëshkueshmëria është institucion. U deshën 27 vjet përpjekje, padrejtësi, luftë politike, mosndëshkueshmëri dhe shkelje ligji që me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe votën e gjithë partive politike të votohej reforma në drejtësi.

Reforma që do bënte të mundur shkeputjen e ndikimit politik tek prokuroria dhe gjykatat dhe do fuqizonte institucionet e drejtësisë duke zgjedhur profesionistë me veting! Sot pafuqia e institucionit të Prokurorit tê Përgjithshëm duket shteruese, përderisa pret në paradhomë të mbarojnë kafen Xhafa-Gjonaj-Ahmetaj. #27JanarProtesto”, shkruan Salianji.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi