1766589305_edirama.jpg

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Koalicionin e Vullnetmirëve që do të mbahet të martën në Paris.

Sipas burimeve për Report TV, kryeministri është nisur gjatë paradites për të marrë pjesë në takimin mes 35 liderëve europianë që ka në fokus garancinë e sigurisë për Ukrainën.


Lajmi kryesor:

Samiti i Vullnetmirëve në Paris/ Zelensky, Macron dhe Starmer nënshkruajnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë: SHBA-të do të mbikëqyrin armëpushimin! Edhe Rama në takim


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:29
Drafti i Kodit të ri Penal, Rama takon ministrin francez të drejtësisë: Në harmoni me praktikat më të mira Europiane

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të martë drejt kryeqytetit francez për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që organizohet nga Presidenti Emanuel Macron. Nga Parisi, kreu i qeverisë ndau pamjet e takimit me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gerald Darmanin.

Në postimin e tij, Rama thotë se kanë folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë për konsolidimin e draftit të Kodit të ri penal, në mënyrë që të jetë në përputhje dhe harmoni të plotë me standardet evropiane.

"Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane", shkroi Rama në Facebook. 

Samiti për Ukrainën bën bashkë udhëheqësit e 35 shteteve për të diskutuar mbi garancinë e sigurisë për Ukrainën.