Tensione midis Moskës dhe Berlinit për çështjen 'Deutsche Welle'

Tensione midis Moskës dhe Berlinit për çështjen 'Deutsche Welle'

Takimi mes Heiko Maas dhe Sergei Lavrov në Moskë nuk shkoi ashtu siç shpresohej

Ministri i Jashtëm gjerman dhe homologu i tij rus duhet të kishin folur mbi të gjitha për konfliktin në Ukrainë, por e gjetën veten në qendër të një debati të ndezur për median.

Maas mbrojti punën e televizionit publik gjerman Deutsche Welle, i akuzuar nga Kremlini për ndërhyrje në punët e brendshme.

Nga ana e tij, Lavrov mohoi që Rusia kishte aplikuar "masa kufizuese" kundër masmedias së vendeve të huaja gjatë mbulimit të ngjarjeve, siç janë protestat në rrugë javët e fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ditët e fundit në fakt kishte denoncuar kanalin gjerman për ftesen e ndjekësve të saj rusë për të marrë pjesë në një demonstrim të paautorizuar në Moskë, kundër përjashtimit të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet komunale.

Deutsche Welle menjëherë mohoi akuzat, në të njëjtën kohë duke denoncuar arrestimin e korrespodentit të saj në Rusi, Sergey Dik, gjatë demonstrimit të 27 korrikut, në të cilin u ndaluan mbi një mijë njerëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb