Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në zyrat e Deutsche Welle në Berlin, ku u prit nga Adelheid Feilcke, Drejtoreshë e DW për Europën.

Gjatë takimit, Balla dhe Feilcke diskutuan mbi rolin e medias së lirë dhe profesionale në shoqëritë demokratike, sfidat që sjell dezinformimi, si edhe rëndësinë e komunikimit të besueshëm në forcimin e vlerave europiane dhe institucioneve demokratike.

Balla vlerësoi kontributin e  Deutsche Welle në informimin cilësor dhe në promovimin e standardeve të gazetarisë profesionale në rajon dhe më gjerë.