“Takimi muzikor i dy boteve”, gjallëroi këtë fundjave kalanë e Argjirosë në Gjirokastër. Eventi startoi me një ekspozitë me fotografi që tregojnë jetesën e banorëve të Dropullit përgjatë një shekulli shkrepur ndër vite nga fotografi minoritar, Jorgo Vaso. Më pas artisti i njohur grek Janis Karalis dhe banda e tij interpretuan për turistët vendas e të huaj, muzikë tradicionale të vendit të tyre.
“Ne vazhdojmë rrugëtimin tonë që prej 14 vitesh dhe ta ndërthurim atë me muzika të tjera. Finalja do të jetë më 29 gusht në parkun Helen në Tiranë. Sot hapet me ekspozitë të veçantë. Sjellim foto të një shekulli të jetës së Dropullit. Jemi shumë me fat që familja pranoi të hapë këtë arkiv. Do ketë dhe muzikë tradicionale greke”, tha organizatorja, Ilda Mara.
“Takimi i dy Botëve” vjen si bashkëpunim i Ambasadës Greke në Shqipëri, Konsullatës Greke në Gjirokastër e Bashkisë dhe do të finalizohet më datë 29 gusht në Parkun Helen në Tiranë.