Takimi Nishani-Baird, mirënjohje për
ndihmën e gjithanshme të Kanadasë

Takimi Nishani-Baird, mirënjohje për<br />ndihmën e gjithanshme të Kanadasë
TIRANË- Gjatë vizitës së tij në vendin tonë, Ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird u prit ditën e sotme dhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani i vlerësoi marrëdhëniet me Kanadanë si tepër të rëndësishme dhe gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj këtij shteti për ndihmën e gjithanshme që i ka dhënë Shqipërisë.

Presidenti Nishani vlerësoi veçanërisht kontributin e Kanadasë në procesin e anëtarësimit e Shqipërisë në NATO, si edhe në reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.
 
Gjatë dialogut me Ministrin Baird, Presidenti Nishani nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik, si dhe rëndësinë në zhvillimin e vendit tonë që kanë pasur investimet kanadeze në energji dhe miniera.

Gjithashtu, sipas z. Nishani, njohja nga ana e Knadasë e shtetit të ri të Kosovës është provë e kontributit të Kanadasë në paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, Ministri Baird, gjatë takimit, i konsideroi si impresionuese arritjet më të fundit të vendit tonë, shprehu kënaqësinë për partneritetin dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet vendeve tona në kuadër të NATO-s dhe në fushën ekonomike.

Gjithashtu, në sintoni me Presidentin Nishani, z. Baird dha mendimin se ka ende hapësirë dhe mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe shprehu angazhimin për të mbështetur çdo nismë që kontribuon në këtë drejtim.
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë