IZRAEL - Forcat e sigurisë në Izrael janë në gatishmëri të lartë për shkak të vizitës historike të presidentit amerikan Barak Obama, i cili pritet të mbërrijë të mërkurën.

Departamenti kombëtar i policisë ka marrë masa të forta sigurie për vizitën dyditore të presidentit amerikan.

Analistët thonë edhe pse SHBA-ja dhe Izraeli janë aleatë në ngushtë, por liderët e tyre kanë patur një marrëdhënie të vështirë gjatë katër viteve të fundit. Sipas disa analistëve vizita e Obamës ka si qëllim, që të rrisë komunikimin me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.

Në 2009 SHBA-ja kritikoi Izraelin kundër ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, ku palestinezët duan të kenë shtetin e tyre.

Dhe në vitet në vazhdim ka patur disa incidente, që ishin shenja të keqësimit të marrëdhënieve mes dy udhëheqësve ku programi atomik iranian është kthyer në një mollë sherri për marrëdhënien mes dy aleatëve historikë.

Presidenti Obama do të zhvillojë një vizitë zyrtare të mërkurën me ftesën e Benjamin Netanyahut, ku e mbarë bota do të mbërthehet në pritje nëse dy liderët do të mund t’i afrohen arritjes së paqes në Lindjen e Mesme.

Një analist politik u shpreh se vizita e Obamës ofron një mundësi për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet me Benjamin Netanyahun.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)