Eurodeputeti gjerman kritika Borrell: Lëri pas paragjykimet për Kosovën, mëso nga Stoltenberg! Të rifillohet dialogu me Serbinë

Eurodeputeti gjerman kritika Borrell: Lëri pas paragjykimet për Kosovën, mëso nga Stoltenberg! Të rifillohet dialogu me Serbinë

Eurodeputeti i PE Reihnard Butikofer

Eurodeputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer është treguar i ashpër me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borrell. Nisur nga takimi i presidentes Vjosa Osmani me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, eurodeputeti gjerman ka kritikuar SHBA dhe BE për qasjen që po tregojnë për Kosovën.

Butikofer është treguar i ashpër me Borrell, duke thënë se duhet të marrë shembull nga Stoltenberg dhe t’i lërë pas paragjykimet që ka për Kosovën dhe të niset menjëherë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. 

Ai ka thënë se situata në rajon mund të destabilizohet edhe më shumë si rezultat i qasjes së gabuar të SHBA-së dhe BE-së. 

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. HRVP Josep Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij spanjoll, të mësojë nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe të rifillojë menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe qeveria e Kosovës. Por është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërkohë që të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiç kundër angazhimeve të tij, duke përfshirë mobilizimin e tij të bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, ka shkruar Butikofer.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, zhduket shoferi! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai

Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, zhduket shoferi! E ëma kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai