Mësohet se takimi mes Ramës dhe Metës ka qenë i planifikuar prej javësh, ndërsa nuk dihet nëse ajo ka të bëjë me axhendën e Kuvendit ditën e nesërme.
Në rendin e ditës të Kuvendit janë parashikuar për t'u votuar projektligji për importin e mbetjeve urbane dhe ai për kamerat e sigurisë në ambientet publike.
Projektligji për kamerët është kontestuar nga PD, të cilët janë shprehur se pas tij fshihet tenderi i kamerave, duke hedhur dyshimet për afera. Ndërsa mazhoranca duket e vendosur ta miratojë ligjin, pas dakordësisë së shprehur edhe nga LSI.
Sa i takon ligjit të mbetjeve, drafti kaloi dje në komisionin e veprimtarive prodhuese me konsensus të gjerë PD-PS-LSI dhe nuk pritet të ketë surpriza.
(Eskorta e kryetarit të Kuvendit te Kryeministria)
Vijon...
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com