Takimi, Rama-Gjukanoviç, urë
bashkëpunimi të ndërsjelltë

Takimi, Rama-Gjukanoviç, urë<br />bashkëpunimi të ndërsjelltë
TIRANE- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare 1 ditore në Malin e zi ku fillimisht është takuar me Kryeministrin Gjukanoviç. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri Rama theksoi se ekzistojnë të gjitha kushtet që marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve të shkojnë në rrugë të drejtë.

“Ne jemi shumë në sintoni me kryeministrin dhe kemi filluar të punojmë bashkëkarisht për të projektuar së bashku projekte të përbashëkta dhe potencilisht projekte që mund të zhvillohen me partnerë të tjerë në rajon.

Rrugët e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal si pjesë e rrugës së integrimit europian janë të lidhura pazgjidhsmërisht. Janë të gjitha kushtet të shkojmë përpara duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me përfitim të ndërsjelltë”, deklaroi kryeministri Rama gjatë këtij takimi.

Kryeministri malazez, Gjukanoviç u shpreh i vendosur për realizimin e përbashkët të propozimit të Kryeministrit Rama për ndërtimin e Korridorit të Kaltër. “Është një projekt shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin, e ky projekt është rruga Adriatik–Jon.

Mendoj se tanimë po krijohen kushtet për mbylljen, kornizmimin e strukturës financiare edhe të një projekti kaq të rëndësishëm. Me këtë kemi kyçur edhe me ministrat tanë të transportit që po punojnë për përgatitjen e dokumentacionit për këtë projekt. Është e logjikshme që kur flasim për dy vendet fqinje, si temë e rëndësishme ishte dhe pozita e pakicave kombëtare.

Jemi dakorduar se kjo është një çështje që nuk mbyllet dhe kemi shprehur gatishmërinë tonë si dy kryeministra të vendeve fqinjë të vazhdojmë për avancimin e korpusit të të drejtave të pakicave që jetojnë në vendet tona”, deklaroi kreu i ekzekutivit malazez.

Kryeministri Edi Rama, gjithashtu ka zhvilluar një takim me Filip Vujanoviç, president i Mali të Zi si dhe me Ranko Krivokapiç, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi. Një takim i posaçëm në axhendën e Kryeministrit Edi Rama ishte edhe takimi me  përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi.
 
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet