Takimi Sequi-Bushati: Statusi në
dhjetor, muret në ura bashkëpunimi

Takimi Sequi-Bushati: Statusi në<br />dhjetor, muret në ura bashkëpunimi
TIRANË - “Ti kthejmë muret në ura bashkëpunimi”, ishte komenti i ambasadorit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui në lidhje me bashkëpunimin e të gjitha forcave politikë në Shqipëri për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Deklarata e ambasadorit Sekui, u bë pas takimit që ai pati me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në selinë e Ministrisë së Jashtme.

Siç tha Sequi dhe Bushati, në këtë takim u diskutua për rezultatet e vizitës së suksesshme, siç e cilësoi Sekui, të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në Bruksel.  
 
BUSHATI: STATUSI KANDIDAT ËSHTË PRIORITET I QEVERISË
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur në një takim ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi. Duke folur për median, Bushati tha se, “ishte kënaqësi që shkëmbeva pikëpamjet dhe vizita e parë në Ministrinë e Jashtme ishte pikërisht e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.

“Me ambasadorin diskutuam për detyrat që duhet të ndjekë qeveria dhe aktorët e tjerë publikë, pas vizitës në Bruksel. E informova ambasadorin për prioritet e politikës së jashthme, qëndrime tona për politikën në rajon, përgatitjet për vizitën që do të bëhet në asamblenë e OKB në Nju Jork. Për qëndrimet që ka Shqipëria për partnerët tanë strategjikë siç janë, BE dhe SHBA”, tha gjatë fjalës së tij, ministri Bushati.

Ministri ka vlerësuar rolin e ambasadorit Sequi për vizitën në Bruksel dhe për lehtësitë e krijuara për takimet gjatë qëndrimit atje.

“Për qeverinë çështja e statusit kandidat dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim është një ndër prioritetet kryesore, kjo duket edhe nga qëndrimi publik i zotit Rama në Bruksel, për arritjet për të shkuar drejt plotësimit të standardeve dhe kriteve të mbetura, duke pasur parasysh vullnetin që ekziston dhe frymën bashkëpunuese me opozitën parlamentare”, theksoi në fjalën e tij, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

SEKUI: STATUSI NË DHJETOR ËSHTË I MUNDSHËM
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, e ka nisur fjalën e tij, me një urim për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për emërimin e tij në këtë, sepse “ky është në një moment që për Shqipërinë është i rëndësishëm”.

“Ne diskutuam për rezultatet e vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel, një vizitë që ishte një sukses i madh. Kjo ishte një vizitë që i bëri të mundur institicioneve të BE të njihet për punën që është bërë dhe vizionin e Shqipërisë drejt BE-së”, - tha ambasadori i BE-së. Sipas tij, “ministri Bushati është treguar i sjellshëm duke treguar punën vizionare dhe frymëzuese që është bërë dhe do të bëhet nga qeveria Rama”.  

Sequi i ka shprehur “ministrit mbështetjen e BE-së dhe ambasadorit të BE-së për vizionin e integrimit. Roli i ministrit të Jashtëm është i rëndësishëm për çdo vend të BE dhe jemi gati ti japim mbështetjen e nevojshme. Së fundmi dëshiroj të theksoj fjalët e ministrit Bushati për rolin e Shqipërisë në rajon dhe për ta uruar atë për fjalët e menqura dhe të urta për marrëdhëniet e forcave poilitike në vend”.

Për Sequin, “rruga drejt BE është rruga e gjithpërfshirjes, bashkëpunimit mes të gjithë aktorëve në vend. Në rast se mund ta përmbledhim me një fjalë mund të thuhet që “Muret të kthehen në ura”.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Barrosos për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, ambasadori Sequi tha: “Fjalët Barrosos ishin tepër të qarta dhe është vërtetë që kjo arritje historike është e mundshme dhe e arritshme dhe është e dukshme që angazhimi i të gjithëve do ta bëjë të arritshme këtë gjë për Shqipërinë”.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane