Shkrimtarja edhe poetja Mimoza Ahmeti përmes një videomesazhi për Qendrën Kombëtare të Librit, rikthehen edhe një herë në vëmendje një poezi të shkruar prej saj para viteve ‘90, që u bë shkas që Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha aludonte, se i dedikohej asaj. Ajo rrëfen se si është e vërteta, por edhe se si për vite të tëra e përndiqte kritiku estet, i cili kërkonte që të shkruante për të një libër.
“Tjetri"
Mimoza Ahmeti
Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë.
Ajo ishte një grua, "Diktatorja", që unë nuk e takova asnjëherë.
Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja "hiena me sy të kaltereme". Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime!
Gruaja "Diktatore" kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të.
Kur "Diktatoren" e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua. Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur.
Unë nuk mund t'i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim.
Kritiku estet më ndiqte.
Vazhdoja t'i ikja, derisa ndërroi jetë.
Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe "Diktatorja".
Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova pjesë e rrjetit 'Traduki'? Lobimi i dy vendeve tona! Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit Lajpcig 2025, ministri gjerman i apasionuar pas Kadarasë
27 Mars, 12:19
-
VIDEO/ Kur Sali Berisha mbronte me vendosmëri Enver Hoxhën dhe debati i ashpër me Ramiz Alinë
21 Mars, 11:04
-
Nga premtimet “ të hamë me lugë floriri” tek... epokat e Arta
9 Mars, 12:49
-
HiStory/ Xhevdet Mustafa, e vërteta e zbarkimit të përgjakshëm të vitit 1982 rrëfyer përmes dokumenteve të Sigurimit të Shtetit
7 Mars, 16:48
-
AFP: Rilindja e vilës së Hoxhës nga diktatura në liri
3 Mars, 12:08
-
HiStory/ Fundi shekspirian i Kadri Hazbiut! Si e ekzekutuan në qeli nga frika e ndonjë rebelimi
28 Shkurt, 20:03
-
Zbulohet letra e rrallë e Mehmet Shehut për djalin e tij, Skënderin: I dashuri im Neli, të gjithë gabuam për fejesën me Silva Turdiun, gabim i madh politik! Por fal shokut Enver...
22 Shkurt, 17:27
-
HiStory/ Ismail Kadare: Si e përdora Enver Hoxhën për të shpëtuar veprën time letrare! Intervista e panjohur e kolosit të letërsisë shqipe
21 Shkurt, 22:53
-
Zbulohen letrat e Mehmet Shehut për oficerin e Sigurimit dhe ambasadorin shqiptar në Suedi dy javë para vetëvrasjes: I dashur Taqi, të lutem Gani, si shok, si vëlla, kujdesuni për…
21 Shkurt, 21:18
-
Vjedhja e bankave shqiptare në kohën e Zogut, Italisë dhe Enverit! Leku i ri dhe i vjetër! Kreshnik Kuçaj flet në Esencë në Report Tv
21 Shkurt, 21:15
-
'20 Shkurti, gur kilometrik i rëndësishëm për demokracinë', Basha: Drejtësia ndaj krimeve të komunizmit jetike për një Shqipëri si Europa
20 Shkurt, 10:59
-
Zbulohet dëshmia e rrallë në hetuesi e ish-ambasadorit shqiptar në Jugosllavi: Para se të vriste veten, Mehmet Shehu më dërgoi me korrier një letër, më thoshte se…
7 Shkurt, 20:30
Na ke lene ne merak. I dashtuni si perfundoi? Po kritiku estet? Ndoshta poezia i shkurtoi jeten diktatures?!
Përgjigju