Foto: Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Donald Trump
Ndërveprimi pozitiv midis fuqive të mëdha nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Kështu tha presidenti kinez Xi Jinping në hapje të samitit me Vladimir Putin dhe Donald Trump.
"Njerëzimi jeton në të njëjtin fshat global; ne të gjithë jemi të ndërlidhur, duke ndarë prosperitet dhe vështirësi, një komunitet me një të ardhme të përbashkët. Në këtë fshat global, fuqitë e mëdha kanë përgjegjësi të veçanta. Ndërveprimi pozitiv nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri", tha ai.
Udhëheqësi i Pekinit theksoi se "në vitet e fundit, Kina ka promovuar Partneritetin Gjithëpërfshirës Strategjik të Koordinimit për një Epokë të Re me Rusinë dhe ka promovuar formimin e një marrëdhënieje të fuqive të mëdha të karakterizuara nga bashkëjetesa paqësore, stabiliteti global dhe zhvillimi i ekuilibruar".
"Megjithatë, bota po kalon ndryshime të shpejta dhe nuk është në paqe. Vështirësitë zbulojnë karakterin e vërtetë. Si fuqi të mëdha botërore dhe anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të japin një shembull të mirë, të bashkëpunojnë për të adresuar sfidat globale, të mbrojnë së bashku paqen dhe stabilitetin botëror dhe të japin kontribute më të mëdha në përparimin e njerëzimit"", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Përfundon pas një orë e gjysmë samiti Trump-Putin-Xi në Kinë, presidenti kinez: Të bashkëpunojmë për sfidat globale! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Të ndalet përhapja e armëve bërthamore!





