Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takojë sot presidentin amerikan Barack Obama dhe në axhendën e këtij takimi do të jetë konflikti izraelito-palestinez.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të takohen për herë të pare, pasi marrëdhëniet janë përkeqësuar pas një marrëveshje bërthamore mes fuqive botërore dhe Iranit.
Takimet e tyre gjithmonë kanë qënë të bujshme. Por sot, Obama dhe Netanyahu në një formë a tjetrën do të përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre dhe të gjejnë një formë të armëpushimit. Sepse situata në Lindjen e Mesme është gjithnjë e më shumë e komplikuar dhe SHBA duhet të gjenë një formë bashkëpunuese si një nga aleatët më të besueshëm në rajon.
Ky takim do të jetë një paqe e përfunduar dhe në fakt të dyja palët po tregojnë se po shkojnë në rrugën e duhur.
Netanyahu do t’i kërkojë Obamës të kompesohet rritja e rrezikut për sigurinë e Izraelit çka rezulton nga marrëveshja me Teheranin me një rritje të konsiderueshme në ndihma ushtarake, të mbështetur nga demokratët dhe republikanët. Mesa duket , nuk ka gjasa që presidenti do të thotë jo.
Ekspertët besojnë se do të trajtohet etapa e fundit e raketave anti bërthamore. Por, Netantahu jo vetëm do të kërkojë një armëpushim me Obamën,. Ai do të përpiqet të rivendosë marrëdhëniet me anëtarët e Partisë Demokratike, edhe pse ata kanë qënë gjithmonë përkrahës të Izraelit. Disa prej tyre janë hebrenj, dhe për tradhëtinë e tyre kanë qënë në konflikt me AIPAC, që ka bërë një lobim proizraelit. Netanyahu ka pranuar të flasë dhe me Qendrën e Progresit Amerikan, shumë prej të cilëve kanë votuar në favor të marrëveshjeve bërthamore me Iranin.
Qëllimi me pak fjalë i takimit është për të shuar përplasjet e mëparshme. Edhe pse rrethanat janë favorizuese mbetet për t’u parë deri në fund të takimit. Obama kundra vullnetit të tij është detyruar të përfshihet gjithnjë e më shumë me konfliktin me ISIS.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com