Takohen Thaçi e Mustafa
bisedojnë për ndarjen e posteve

Takohen Thaçi e Mustafa<br />bisedojnë për ndarjen e posteve
Kreu i PDK'së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK'së, Isa Mustafa, janë takuar në mbrëmje për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm për marrëveshjen e koalicionit qeverisës mes dy partive.
 
Thaçi dhe Mustafa, në një deklaratë të përbashkët, kanë sqaruar se ne këtë takim është folur për marrëveshjen për qeverisjen e dy partive në koalicion si dhe saktësimin e datës së mbajtjes së Seancës së Kuvendit.
 
Deklarata e përbashkët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
 
Kryetari i PDK-së z. Hashim Thaçi dhe kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa u takuan sonte për të përcaktuar veprimet konkrete për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
 
Në këtë takim, të dy kryetarët e partive respektive, si partnerë të koalicionit, shprehën zotimin e tyre për të punuar në mënyrë intensive për t'iu dhënë qytetarëve të Kosovës institucione kredibile, të afta për të çuar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e integrimeve euro-atlantike.
 
Gjatë ditëve në vijim, Grupet punese të PDK-së dhe LDK-së do të takohen intensivisht për përmbylljen e marrëveshjes politike dhe harmonizimin e programit të ardhshëm qeverisës.
 
Finalizimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës