Takohet me nënat e ushtarëve rusë, Putin: Mos besoni gjithçka që shihni në televizior për konfliktin

Takohet me nënat e ushtarëve rusë, Putin: Mos besoni gjithçka që shihni në televizior për konfliktin

1669057616_asdasdasdas.JPG

Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim televiziv me nënat e ushtarëve rusë të dislokuar në Ukrainë, raportojnë mediat e huaja.

Ai u tha nënave që të mos besojnë gjithçka që shohin në televizion apo lexojnë në internet, duke pretenduar se kishte shumë “fake” që qarkullonin për konfliktin.

Putin tha: “Dua ta dini se unë personalisht, si dhe e gjithë lidershipi i vendit, të gjithë e ndajmë këtë dhimbje. Ne e kuptojmë se asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen e një djali, një fëmije. Jeta është më e ndërlikuar dhe e larmishme sesa ajo që shfaqet në ekranet televizive apo në internet. Nuk mund të besosh asgjë atje. Ka shumë fake lajme, mashtrime, gënjeshtra. Ka shumë sulme informacioni. Kam folur drejtpërdrejt me djemtë në telefon, gjithsesi kam folur me ata që më kanë befasuar me humorin, me qëndrimin ndaj detyrës. Kjo më jep çdo arsye për të thënë se ata janë heronj”.

Në takimin e regjistruar paraprakisht, ai tha se udhëheqja ruse ndau dhimbjen e familjeve që kishin humbur të dashurit dhe se asgjë nuk mund të zëvendësojë agoninë e humbjes së një djali.

E diela shënon Ditën e Nënës në Rusi, kështu që takimi është mbajtur për të përkuar me festën. 


Lajmi kryesor:

Lufta ne Ukrainë/ Putin u drejtohet nënave të ushtarëve: Mos i besoni internetit dhe TV! Në Kiev, 50% e shtëpive janë pa energji elektrike


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës