Takohet opozita, përcakton
prioritetet e qeverisë së re

Takohet opozita, përcakton<br />prioritetet e qeverisë së re
PRISHTINË - Zbardhen detajet e takimit të së premtes mes krerëve të opozitës në Kosovë. I nominuari për formimin e Qeverisë së re, Ramush Haradinaj dhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj kanë thënë se takimi i sotëm ka pasur për qëllim përcaktimin e prioriteteve të qeverisë së re duke vënë theksin në atë çfarë do të bëjë qeveria LDK-AAK-NISMA.
 
Ndërkaq, Haradinaj ka thënë se po presin etapat ligjore deri te konstituimi i parlamentit. Kreu i AAK-së nuk ka treguar nëse është folur se cila është përgjigja e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka kërkuar plotësimin e disa kushteve për të përkrahur Qeverinë e opozitës.

Në lidhje me këtë, Haradinaj tha se shumë shpejt do të zhvillohet një takim edhe me Liderin e VV-së, Albin Kurti për të sqaruar këtë çështje. Ndërkohë, në emër të LDK-së, ka folur Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për një qeveri teknike dhe se do të vazhdohet me krijimin e qeverisë së opozitës.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri