Nga vendimi për prishjet e shtëpive, te hyrja me forcë e fadromave, e deri te tentativa për vetëflijim. Familjet Dervishi dhe Llapaj ndodhen përballë vendimit të gjykatës për shpronësimin e banesës së tyre dhe ligjit që dikur i ka bërë pronarë.

Përballë të tilla udhëkryqeve, njëri prej familjarëve të familjes Dervishi mbrëmjen e djeshme ka tentuar vetëvrasjen.

Burri takoi fëmijët dhe më tha se po dal pak. U vonua nja 20 minuta dhe thashë që të dal dhe ta shoh njëherë se nga vajti. Veç kur dola dhe e pashë burrin me litar në qafë. Në oborr hyri një burrë, i preu litarin. Mirë që erdhën fqinjët e morën. U tmerruan. Ne duam ndihmë nga shteti.

Fatime Dervishi, banore

Por, banorët thonë se nuk do të ndalen. Ata kërkojnë që entet ligjzbatuese, por dhe kryeministri Rama të shohin dokumentat e pronësisë.

I lutem kryeministrit, prokurorisë dhe avokaturës së shtetit të shohë këto dokumenta, këtë vendim gjykate që na ka penalizuar.

Luan Llapaj, banor

Banorëve të familjes Dervishi dhe Llapaj iu është lënë dhe 7 ditë afat për lirimin e shtëpive të tyre.