E blerë që në '39, banorët protestojnë për prishjen e shtëpisë tek 'Petro Nini': Vendimin e ka marrë Gjin Gjoni

TIRANË- Ditën e sotme në një nga lagjet më të kërkuara të kryeqytetit, atë të “Petro Ninit” po zhvillohet një protestë e dy familjeve që kundërshtojnë prishjen e banesës së tyre dy-katëshe nga një vendim i dhënë nga gjyqtari Gjin Gjoni.

Para shtëpisë së tyre ka mbërritur përmbarimi, me qëllim nxjerren e familjeve Llapaj dhe Dervishi nga shtëpia, të cilën e kanë ndërtuar që në vitin 1954, gjë që ka sjellë përplasje mes tyre. Pranë familjarëve ka ardhur edhe deputeti i zonës Pandeli Majko.

Shtëpia që do prishet

Për kamerën e ‘Report Tv’ ka folur vetë pronari i shtëpisë, Luan Llapaj, i cili është shprehur se pronën e ka blerë që në vitin 1939, kohë edhe kur i është sekuestruar prona nga qeveria e kohës. Ndërsa sipas Llapaj, ligji i pronave thotë se duhet të kthehet çdo pronë e sekuestruar pas 28 nëntor 1944. 

Ai pretendon se vendimi i dhënë nga gjyqtari i apelit Gjin Gjoni është i padrejtë pasi ai nuk ka shkruar në vendim asnjë nga pretendimet e avokatit të tyre në lidhje me ligjin në fjalë edhe pse dokumenti është vendosur mbi tryezën e tij nga mbrojtja e tyre. 

Kemi blerë shtëpi nga Enti i banesave në vitin 1939 kur e ka blerë gjithë Shqipëria. E privatizuam dhe nuk ka asnjë barrë ligjore. Dhe nuk thotë që vite më vonë do të ndërtojë njeri mbi këtë shtëpi. Që në 2009 kam paguar lekët për infrastrukturë. Legalizimi thotë që je në proces legalizimi. Jemi në konflikt me Aleksandër Gavoçi. Komisioni i Kthimit të Pronave i dhënë pronë nga shkolla Petro Nini e deri më këtu.

Prona i është sekuestruar nga qeveria e kohës në vitin 1939. Toka i është sekuestruar që në 17.12. 1939. Ligji i kthimit të pronave thotë që kthen çdo pronë e marrë pas 28 nëntor 1944. Këtij i janë sekuestruar pronat në 1939.

Gjin Gjoni, Elona Stavri dhe Hysni Demiraj thotë toka është e këtij. Gjoni nuk shkruan asnjë fjalë për gjithëçfarë ka kërkuar avokati ynë. Ky është gjyqi i Gjin Gjonit. Kjo dosje është dorëzuar në tavolinën e Gjonit. Ai nuk ka shkruar asnjë fjalë në dosje për këtë. Ne kërkojmë që kryeministri të ndalojë përmbarimin.

Na tha shteti jetoni në këtë shtëpi, dhe jetuam. Kam 64 vjet që jeton këtu. Kam lindur këtu. Ne jemi tek shtëpia jonë ku na tha shteti.

Luan Llapaj, pronari i banesës

Pronarët e tokës në qendër të Tiranës, ku edhe është ndërtuar shtëpia dy-katëshe kanë fituar çdo proces gjyqësor në të treja hallkat e gjyqësorit, duke ia lënë tashmë të gjithë punën përmbarimit. Vendimet ndër hallka janë marrë nga gjyqtarët Gjin Gjoni, Agron Papajani dhe Hysni Demiraj.

Përmbarimi ka rënë dakort me familjet për të sekuestruar vetëm oborrin e banesës dhe jo shtëpinë, ndërkohë që dy familjet janë të vendosura se nuk do të dalin nga shtëpitë e tyre, aty ku jetojnë prej vitit 1954.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja