TIRANË- Duke filluar nga muaji dhjetor i këtij viti, në faturën e ujit do të përfshihet edhe taksa e banesës. Ky vendim duhet të hynte në fuqi që në muajin prill por afati u shty për disa muaj me radhë për shkak të procesit të vetë-deklarimit.
Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, qytetarëve iu la kohë për të bërë vetë-deklarimin për të dhënat e banesës së tyre, dhe për të nxjerrë më pas edhe vlerën e taksës që një qytetar duhet të paguajë.
Taksa e ndërtesës llogaritet jo thjesht në bazë të sipërfaqes si deri tani, por në bazë të vlerës së saj. "Në rast se sipërfaqja e banesës është 80 m2, dhe çmimi vlerësues është 7.000.000 lekë; atëherë kjo shifër shumëzohet me 0.05% dhe rezulton që qytetari duhet të paguajë 3.500 lekë në vit ose rreth 290 lekë në muaj".
Deri tani janë rreth 90 mijë abonentë familjarë që e kanë kryer vetë-deklarimin në pikat e UKT. Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për banesat që nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja, do të aplikohen vlerat referuese. Për ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1993, do të merret një çmim I përafërt me një ndërtesë me sipërfaqe 100 metra2, ndërsa ndërtesat e ndërtuara para këtij viti do të vlerësohen me 70 metër2.
Pas disa shtyrjesh për shkak se qytetarët nuk kishin deklaruar të dhënat e banesës, UKT ka njoftuar se në faturën e muajit dhjetor që paguhet në janar 2020 do të përfshihet edhe taksa e ndërtesës.
Afrofeja duhet te llogaritet per siperfaqe 300 metra katror pa dallim viti, keshtu ndergjegjesohen te gjithe dhe deklarojne brenda 24 oreve
PërgjigjuPo ata qe kane me nga 7-10 banesa nen pronesi si do e paguajne?
Përgjigju