TIRANE - 100 arsye për të mos votuar Berishën. Në kuadër të kësaj fushate të Partisë Socialiste, sot kandidatja për deputete në Tiranë, Lindita Nikolla, tha se kjo qeveri i ka marrë frymën biznesit të vogël me gjoba, nga pamundësia e tyre për të paguar taksat e qeverisë Berisha.

“Listat e borxheve në bizneset e vogla është rreth 150 milionë euro. Është e papërballueshme për këto sipërmarrje që mezi mbijetojnë. Gjobat që vijnë nga organet tatimore rëndojnë shumë më shumë se taksat, në bazë të vendimeve afrove selective e klienteliste, pa dhënë asnjë sinjalizim e argument. Paguaj taksën ose të marrim frymën me gjoba”, tha Lindita Nikolla gjatë një deklarate për mediat nga selia rozë.

Nikolla, aktualisht kryetare e minibashkisë numër 1 në Tiranë, tha se vitin që lamë pas, vetëm në Tiranë, rreth 4 mijë biznese të vogla falimentuan. “Ata që ende si kanë mbyllur janë në gjendje të dëshpëruar”, shtoi ajo.

Në përfundim të deklaratës për shtyp, Nikolla tha se Partia Socialiste në pushtet do të rilindë biznesin e vogël.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)