Taksa ndaj mallrave serbe/ SHBA paralajmëron Kosovën: Nëse nuk hiqet, do të ketë pasoja

Taksa ndaj mallrave serbe/ SHBA paralajmëron Kosovën: Nëse nuk hiqet, do të ketë pasoja

Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë kërkuar me shkrim nga Kosova pezullimin e menjëhershëm të tarifës ndaj mallrave të importuara serbe, nën paralajmërimin se miqësia midis tyre po rrezikohet seriozisht.

Ky fakt bëhet i ditur nga "Klan Kosova", burimet e së cilës kanë siguruar së fundmi letrën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe departamentit të SHBA-së, ku shihet mjaft qartë pozicioni lidhur me çështjen e taksës së vendosur nga qeveria kosovare.

Qëndrimi i prerë i administratës amerikanë është përmbledhur në tetë pika kryesore, të cilat janë:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e mbart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i mbartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Po sipas "Klan Kosova", letra në fjalë është marrë përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike në pesë institucione shtetërore të Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 14/01/2019 16:01

    Un e di se Kosovo ka te drejt per mallrat nga serbia, Por nuk veprohet ne at menyre me taksen , ju nqoft se jeni patriota mos I konsumoni mallrat e serbis dhe ata nuk I sjellin ma nqoft se nuk u shiten .

    Përgjigju
  • Shqiptari: 14/01/2019 15:26

    Qeveria e Kosoves duhet te reflektoj menjehere ne momentin qe kete gje e kerkon SHBA ,ai eshte miku yne me i mire dhe i vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)