TIRANE- Rritja e taksës për rreth 11 mijë makina, të përkufizuara nga qeveria si mjete luksi, ka shkaktuar debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Sipas deputetëve të djathtë të këtij komisioni, jo çdo mjet me cilindratë mbi 3 mijë kubikë është mjet luksoz, dhe se kjo taksë mund të prekë edhe shtresa jo të pasura të pupullsisë. Sipas deputetit Edmond Spaho, përcaktimi i Canit se do të hynë tek makinat e luksit të gjitha ato mjete me cilindrat me 3 mijë kubikë, nuk është i drejtë.
“Në Shqipëri nuk besoj se ka 11 mijë persona që jetojnë në gjendje luksi. Në zyrën e regjistrimit i keni edhe markat e dhe çmimet, shumica e makinave që godisni i përkasin shtresës së mesme”, tha deputeti demokrat Spaho.
Ministri shpjegoi se “jemi munduar të gjejmë kuptimin, definicionin që të përcaktojmë se kush futet në makina luksoze dhe arritëm në përfundimin se aty hyjnë të gjitha makinat me cilindrat me 3 mijë kubik”.
LSI kundër
Ndërsa paraqiti ndryshimet në paketën fiskale për vitin e ardhshëm Cani tha se, paketa nuk parashikon rritje taksash përkundrazi, sjell disa nisma lehtësuese duke u ndalur sidomos tek pjesa e biznesit të vogël. Opozita nuk ka qenë dakord me Canin duke theksuar se paketa jo vetëm që nuk ka lehtësime por ka rritje taksash me një nivel 2.6 miliardë lekë. Po kështu opozita kërkoi lehtësim të taksave që ata që kanë të ardhurat vjetore nga 360 mijë lekë në 1.25 milion lekë. Pra taksimi mos jetë 13 për qind, por zero.
Por as Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk e ka qenë plotësisht dakord me paketën fiskale të këtij viti.
Deputeti Përparim Spahiu ngriti dy problematika. E para, ajo e mungesës së një vizioni në hartimin e paketës duke mos pasur orientim të qartë ekonomik dhe e dyta zerimi i taksës për biznesin deri në 5 milionë që sipas tij do krijojë nxitje për shmangie. Deputeti i LSIsë, ka shprehur kundërshti për vendimin e kryeministrit Rama, ndërsa edhe debatoi me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.
Spahiu ka thënë se taksa zero shtrembëron konkurrueshmërinë dhe është një mundësi më e madhe për të bërë evazion fiskal. Ai ka qenë kritik edhe me faktin se nuk sheh iniciativa fiskale përsa i përket konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, me atë të rajonit.
Pijet
Lidhur me akcizën e birrës që ka shkaktuar mjaft debat këto ditët e fundit, Cani tha se diferenca mes importit dhe prodhimit vendas prapë është lënë, dhe se është bërë një përafrim.
“Masë rregulluese, ndryshimi i nivelit të akcizës së birrës. Deri në 31 dhjetor të këtij viti, ligji e ka përcaktimin të tillë që ndan në dy grupe të mëdha prodhuesit, dhe importuesit e birrës. Me ligjin aktual akciza që zbatohet nën 200 hektolitra është sa gjysma e asaj që zbatohet mbi 200 hektolitra. Ne kemi ndërhyrë dhe kemi bërë një përafrim dhe e kemi lënë përsëri diferencën midis birrës së prodhuar apo importuar nën 200 mijë hektolitra në 400 lekë, kurse për ata mbi 200 mijë hektolitra e kemi bërë 600 lekë. Prapë diferencën e kemi lënë. Ata që prodhojnë mbi 200 mijë paguajnë 50% më shumë akcizë”, tha Cani.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë do të diskutojë çdo ndryshim që sjell paketa fiskale në projektligje të ndryshme duke u ndalur gjerësisht tek secili pasi është edhe komisioni përgjegjës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Nentor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com