Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i financave, Anastas Angjeli, ka komentuar ditën e sotme buxhetin për vitin 2018. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Angjeli ka folur edhe mbi risqet në këtë buxhet.
Sipas Angjelit një risk është edhe boshllëku që do të lenë dy projektet më të madha në vend, TAP dhe projekti i HEC-eve në Devoll, të cilat janë drejt përfundimit. "
Unë dua të jem sa më realist. Nuk mund të mohohet që kuadri makroekonomik jep garanci për një mbështetje. Pa dyshim nuk mund të ketë edhe risqe. Për shembull risku i rritjes ekonomike. Ne deklarojmë mbi 4.2%. Por ky është parashikimi dhe ka risk edhe për mos arritjen e tij. Një tjetër është edhe fakti se rritjen ekonomike e kishim të bazuar në disa faktorë edhe në dy projekte TAP dhe projekti i HEC-eve në Devoll, TAP mbaroi. Ndërsa Dvolli është në vitin e fundit”, tha Angjeli.
Ish-ministri socialist i financave ka komentuar edhe vendosjen e shumë përfolur të taksës për banesat, ku ka sqaruar se në këtë taksë do të ketë disa kategori që do të përjashtohen.
"Edhe këtu ka një konfuzion. Së pari, duhet parë që taksa mbi pronën do të ketë. Flasim për banesat. Këtu ka një klasifikim për ata për banesa të para, ata që kanë banesa e dyta, e treta e një qytetari dhe flasim edhe për ndërtesat për zhvillim ekonomik.
Kjo taksë është në të gjithë Europën. Nuk është se po i rrisim këto taksa po bëhet një sistemim i taksave. Ka një klasifikim, jemi munduar të tregojmë kujdes të përjashtojmë pensionistët dhe kategori të tjera sociale që i takojnë pushtetit vendor t'i përjashtojë apo jo. Taksa për shtëpinë e parë do të jetë shumë e vogël se sa për shtëpinë e dytë apo të tretë, apo për ato ndërtesa për biznes.”, ka sqaruar Angjeli.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37%
-
Më keq
44.5%
-
Njësoj
18.5%
Vota total: 1172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike ‘The Sun’: Armët e kapura për në Angli, trafikoheshin nga një grup në Tropojë me lidhje në Londër
3 Gusht, 11:58
-
Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore në Himarë, vazhdon fushatën në ‘Facebook’ edhe sot
3 Gusht, 11:43
-
Aplikimet në universitet, maturantët afat edhe nesër për të aplikuar! Rrjeti akademik: Deri më tani 15 mijë kërkesa, kryesojnë informatika dhe mjekësia
3 Gusht, 11:39
-
Maliq/ Vendosnin baste sportive online, 3 në pranga, 2 në hetim! Sekuestrohen 5 celularë
3 Gusht, 11:29
-
Paris 2024/ Atleti shqiptar Franko Burraj kualifikohet në raundin e parë, përfundon garën e 100 metrave i 2-ti! Vendos rekord personal
3 Gusht, 11:08
-
Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot
3 Gusht, 11:08
-
VIDEOLAJM/ Pamje mahnitëse nga kriporet e Nartës në Vlorë
3 Gusht, 10:56
-
Lushnjë/ Tentoi të vriste me thikë një person, në pranga 49 vjeçari (EMRI)
3 Gusht, 10:42
-
Durrës/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por rrezikoi banesat, në pranga 48-vjeçari
3 Gusht, 10:29
-
Lejoi ndërtimet pa leje, kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës dënohet me 1 vit burg
3 Gusht, 10:20
-
Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari
3 Gusht, 10:07
-
Sot heshtje zgjedhore, nesër zgjedhjet në Himarë! 15 muaj betejë për kryetarin e ri! 23 mijë qytetarë zgjedhin mes Vangjel Tavos e Petro Gjikurisë
3 Gusht, 10:05