Taksa për Rrugën e Kombit, Balla: Kostoja 5.3 mln euro në vit, debati shterpë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me debatin e fundit për mirëmbajtjen e  autostradës Durrës-Kukës, duke e quajtur atë një debat shterpë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook,  Balla jep një sërë faktesh dhe argumentesh për domosdoshmërinë e mirëmbajtjes së kësaj rruge, e cila sipas tij edhe pse quhet autostradë, ajo nuk u përfundua kurrë,  madje për përfundimin e plotë të saj do të duheshin rreth 200 milion Euro të tjera.

Reagimi i plotë i Taulant Ballës:
Ndonëse rruga Durrës-Kukës quhet autostradë, në fakt ajo nuk u përfundua kurrë. Në segmentin e parë Milot-Rrëshen mbetet e pa realizuar njëri krah 25.6 km i rrugës. Në segmentin e dytë prej 61 km mungojnë masa gjeoteknike mbrojtëse skarpatash dhe eleminimi i rrëshqitjeve. Në segmentin e tretë Kalimash-Morinë nuk janë përfunduar viaduktet dhe urat. Vlerësohet se për përfundimin e plotë të rrugës do të duheshin rreth 200 milion Euro të tjera. Duke mos llogaritur këtu dëmin që rruga ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve të operimit ku është kryer vetëm mirëmbajtje rutinore. Vlerësohet se kostoja e mirëmbajtjes rutinë, dimërore, tunelit, menaxhimit, operimit të rrugës, tunelit dhe tollit të arrijë në rreth 5.3 milion Euro në vit.

Si erdhi opsioni i koncesionit për Rrugën e Kombit:
Ish Kryeministri Sali Berisha miratoi me VKM Nr.874, datë 14/12/2011 “Përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të shërbimit të mirëmbajtjes, rehabilitimit dhe operimit të autostradës Milot-Morinë”. Në datën 19/12/2011, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit publikoi ftesën për pjesëmarrje në procedurën parakualifikuese të koncesionit. Në datën 02/04/2012, publikohet në APP njoftimi për rezultatet e fazës parakualifikuese ku marrin pjesë pesë kompani. Kjo përpjekje e Partisë Demokratike dështoi pasi nuk pati sukses faza e dytë në Prill 2013 ku nuk erdhi asgjë ofertë.

Në Dhjetor 2014 me urdhrin nr.336, datë 31.12.2014 të ish ministrit te Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto u miratua Studimi i Fizibilitetit. Me urdhrin nr.337, datë 31.12.2014 të ish ministrit Haxhinasto u miratua fillimi i procedurave për dhënien me koncesion/PPP të ndertimit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë. Në 6 Dhjetor 2016 u nënshkrua kontrata nga ministri Sokol Dervishaj dhe koncesionari “Catalyst Viva Das General Contracting” LLC, “Salillari” shpk, “violiap Ateve”, “Bee Tech”, “Kastrati” sh.a.. Në 14 Dhjetor 2016 marrëveshja u miratua në qeveri. Kontrata e koncesionit është bërë efektive në 9 Shtator 2017.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 28/03/2018 11:43

    Injoranca e PS me injorantin Balla vazhdon me keto pagesa super te shtrenjta KJO PAGESE ESHTE POTHUAJSE E BARABARTE ME NEWJERSEY TURPIKE 95 qe paginetta nga distanza qe do besh PO TA LLOGARITESH ME TE NJEJTEN DISTANCE PAGESA ESHTE POTHUAJSE E NJEJTE ME KETE RRUGE NE AMERIKE POPULL EXTREM I VARFER ME KETE PAGESE NJELLOJ SI NE AMERIKE

    Përgjigju
    • Lavdosh: 29/03/2018 00:30

      zoteria po krahason mollet me patatet. Ne New Jursey-Tupike qarkullojne me shume se 100,000 makina cdo dite. Rruga e kombit kaq trafik e ka per 5 muaj. Cdo krahasim nuk ka vlere

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)