Taksa progesive, Berisha: Dordolec
në arë, Rama: Po në SHBA?

Taksa progesive, Berisha: Dordolec <br />në arë, Rama: Po në SHBA?
TIRANE - Duke përmendur një studim amerikan mbi taksat, Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, në lidhje me taksën progresive që ai propozon, duke thënë se kjo taksë është e rrezikshme, pasi thellon më shumë babarazinë.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha theksoi se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie dhe taksa progresive përbën një kërcënim serioz, duke uruar që Rama mos ta përdorë atë si dordolecat në arë.

“Kam një studim themelor të kryer në Harvard këto kohë për taksat. Sot e vërteta është se taksat janë debati më i hapur, në kushtet e krizës që po kalon Europa. Gregory Matheë, profesor ekonomie ka gjetur në studimin për taksën optimale, se taksa më afër optimales është taksa e sheshtë. Së dyti për ata rëndësi kapitale ka heqja e taksës së makinerive, atë që bëmë ne 3 muaj më parë. Rëndësi ka shpërndarja e taksave. Sot kemi një pasaportë nga njëri prej grupeve më të fuqishëm në planet, që ka xjerrë se Shqipëria renditet e 4-ta në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie. Kjo e irriton z. Rama, por kjo është e vërteta dhe e vërteta duhet pranuar. Ajo çfarë ky studim fakton është se kjo taksa progresive është e rrezikshme. Studimi thekson se në pamje të parë kjo taksë shton barazinë por në fakt kjo taksë e thellon më shumë pabarazinë, prandaj ky parim sot duhet pranuar. Taksa progresive përbën një kërcënim serioz dhe uroj që zoti Rama mos ta përdor atë si dordolec në arë”, u shpreh Berisha.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PS-së, i cili shprehet në Twitter se edhe Amerika e di që taksa e sheshtë është optimale kurse progresivja është dordolec dhe në të njëjtën kohë shtron pyetjen: “Kush është dordoleci mes tyre?”

“Sot Kryeministri ynë thotë që dhe Amerika e ka kapur që taksa e sheshtë është optimale kurse progresivja është dordolec! Kush është dordoleci mes tyre?”, shkruan rama në Twitter.


BEQJA: BERISHA FLET "RROMA PER TOMA"
Në lidhje me taksën progesive ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, sekretar për hartimin e programit të PS-së. Përmes një deklarate për shtyp, Beqja deklaroi se Kryeministri Sali Berisha përpiqet të kapet si i mbyturi pas fijes së barit nëpër raporte të ndryshme amerikane dhe thekson se vijon të flase “rroma për toma”.

Më tej deputeti socialist u shpreh se PS nuk mund ta tolerojë këtë situatë dhe do të zëvendësojmë taksën e sheshtë me taksimin e ndershëm, në mënyrë që kush fiton më shumë do të paguajë më shumë taksa dhe kush fiton më pak, të paguajë më pak.

"Ku jemi sot pas 5 vjetësh zbatim të taksës së sheshtë në Shqipëri. Rritja ekonomike, edhe sipas ministrit të financave, është 5 herë më e ulët se sa kur u vendos taksa e sheshtë. Familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike janë disa mijëra më shumë se kur u vendos taksa e sheshtë. Borxhi publik që rëndon mbi supet e çdo shqiptari është shtuar më shumë se 50% edhe pse shumë pasuri publike u shitën për të mos u vënë kurrë në punë me eficiencë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë situatë. E vlerësojmë të padrejtë dhe jemi të vendosur ta ndryshojmë. Do të zëvendësojmë taksën e sheshtë me taksimin e ndershëm. Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë taksa”, u shpreh Beqja.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë