TIRANE- Në relacionin e projektevendimit për ndryshimin e tarifave dhe taksave të njësive administrative që i bashkohen Tiranës, bashkia argumenton se paketa fiskale është përshtatur me ndarjen e re. Bashkia e Tiranës thotë se kjo paketë do të jetë një bashkim i paketave ekzistuese të miratuara me vendime të këshilave të ish-komunave dhe taksat dhe tarifat e reja do të jenë provizore.
“Në zbatim të ndryshimeve ligjore në riorganizimin administrativo-territorial dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore, territorit të Bashkisë së Tiranës i shtohen 13 ish Komunat: Petrela, Farka, Dajti, Zall Bastari, Bërzhita, Krraba, Baldushku, Shëngjergji, Vaqarri, Kashari, Peza, Ndroqi, Zall Herri. Si rrjedhojë e reformës territoriale bëhët domosdoshmëri integrimi i paketave fiskale të këtyre ish-komunave me paketën fiskale të bashkisë së Tiranës.
/Shqiptarja.com