TIRANE- Ndarja e re administrativo-territoriale do të sjellë ndryshime në nivelin e taksës së kalimit të pronësitë mbi pasuritë që do paguajnë qytetarë në zona të ndryshme të vendit për vitin 2016. Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie.

Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme, përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi. Për vitin 2016, taksa do të aplikohet në 61 njësi vendore, duke u bazuar te kategorizimi financiar i tyre. “Shqiptarja.com” publikon nivelin e taksës që do aplikohet në secilën prej 61 njësive