TIRANE- Taksa e pastrimit për biznesin e vogël këtë vit do të ndryshojë, kjo pas ndryshimit të ligjit për “Për sistemimin e taksave vendore” që u bë fundvitin e kaluar. Duke u bazuar në këto ndryshime, Këshilli Bashkiak tashmë ka hartuar projekt vendimin i cili parashikon edhe detyrimet e reja që do të kenë subjektet private. Sipas këtij ndryshimi, parashikohet që tarifa nuk do të jetë më sa 10 % e nivelit tregues të takës mbi biznesin e vogël.
“Niveli i tarifës së pastrimit dhe largimit të mbeturinave, kategorinë e biznesit të gogël do aplikohet niveli i tarifës së pastrimit sipas kostos së përllogaritur për procesin e pastrimit të qytetit, ku është përcaktuar edhe kontributi i secilës kategori të biznesit” thuhet në projekt vendimin i cili pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak. Sa i përket taksave të reja të pastrimit ,më e larta do të jetë për sektorin e ndërtimit me 45 mijë lekë në vit, më pas janë taksat dyqaneve të mishit, peshkut, restoranteve, fast-foodeve apo të njësive të tjera të prodhimit të cilat kanë një taksë vjetore pastrimi prej 30 mijë lekësh.
Sa i përket bizneseve të fruta perimeve, bulmetit, perimeve dhe ushqimore për to është përcaktuar që taksa e pastrimit të jenë në vlerën e 22 000 lekëve. Sektori i transportit pritet të ketë ulje të takes së pastrimit, kështu nëse në vendimin e parë kjo taksë ishte e parashikuar në 7500 lekë, tashmë ajo do të jetë 7000 lekë. Ndërsa për njësitë e shërbimit siç janë ato të riparimeve nuk është parashikuar taksë pastrimi ajo do të jetë zero, por për kategoritë e tjera si kancelari, këmbim valute, parukeri etj, taksa e pastrimit do të jetë 11 mijë lekë në vit.
Edhe për kopshtet, çerdhet, klinikat shëndetësore jopublike është parashikuar një takse vjetore deri në 14 mijë lekë. Edhe për shoqatat, fondacionet apo entet ndryshme shtetërore është parashikuar që taksa të jetë 10 mijë lek në vit. Ndërkohë që ndryshimet ligjore reflektohen vetëm tek kategoria e biznesit të vogël, ku niveli i tarifës ishte sa 10 % e taksës së biznesit të vogël, ndërkohë që për kategorinë e biznesit të madh dhe atij VIP, nivelet e tarifës së pastrimit mbeten të pandryshuara.
Po kështu edhe për familjarët taksa e pastrimit mbetet 5000 lekë të reja në vit, ose 420 lekë në muaj. Sa i përket taksës familjare është përcaktuar që ajo do të mblidhet nga Ujësjellës kanalizime, ku ky i fundit përfiton 5% të shumës së arkëtuar, kurse për të gjithë subjektet e tjera shtetërore apo private mbledhja e taksave kryhet nga drejtoria e taksave dhe tarifave vendore.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com