Taksat, Rama publikon
shifrat e projektit qeverisës

Taksat, Rama publikon <br />shifrat e projektit qeverisës
TIRANË – Përballë deklaratave të kryeministrit Berisha në qeveri, kryesocialisti Rama ka vendosur sot tabelën me shifrat konkrete nëpërmjet të cilave, PS argumenton si do të aplikohet taksa progressive dhe si u shërben ajo shqiptarëve.

Në blogun e tij personal, www.edirama.al, kryesocialisti komenton edhe qëndrimin e mazhorancës ndaj propozimeve konkrete të së majtës për buxhetin e vitit 2012.

“Ndërkohë që Saliu dokërrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tonë për uljen e taksave për ata që kanë rroga më të ulëta dhe rritjen e taksave për ata që kanë rroga më të larta, ja se çfarë do të ndryshonte po të pranohej propozimi ynë. Shifrat flasin në këtë rast më mirë se çdo koment”, thotë Rama, ndërsa rendit në tabelën që shoqëron komentet, pagat aktuale, ndalesat që bëhen pas zbatimit të taksës së sheshtë ( që aplikohen aktualisht) si edhe taksat që PS deklaron se do t’i aplikojë pas ardhjes së saj në pushtet.


“Shihet qartë që sot, pas refuzimit të propozimit tonë, kush fiton më pak do vazhdojë të paguajë më shumë dhe kush fiton më shumë do vazhdojë të paguajë më pak. Nesër s’do jetë më kështu. Ne do ta vemë në vend këtë padrejtësi të madhe. Jo 10% taksë për të gjithë, nga pastruesja e infiermieria tek ministri e kryeministri. Po zero taksë për atë që ka pagë minimale dhe progresivisht më shumë deri tek deputetët, ministrat e kryeministri”, shkruan Rama në blogun e tij.




  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg