Taksat, sherr pozitë-opozitë
në komisionin e Ekonomisë
Debatet në Kuvend gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që është zhvilluar dje kanë qenë të ashpra, për sa i projekt-ligjit për tatimin mbi të ardhurat, i cili parashikon një taksim progresiv, pjesë e paketës fiskale për vitin 2014.
TIRANE- Debatet në Kuvend gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave që është zhvilluar dje kanë qenë të ashpra, për sa i projekt-ligjit për tatimin mbi të ardhurat, i cili parashikon një taksim progresiv, pjesë e paketës fiskale për vitin 2014. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se me taksën progresive kush merr pagë më të madhe do taksohet më shumë, kush merr pagë më të vogël do taksohet më pak. Ka pasur debate mes kryetarit të komisionit Erion Braçe dhe deputetit të PD-së, Ridvan Bode. Ish-ministri i Financave akuzoi deputetin Braçe se i kishte hequr të drejtën këtij komisioni të diskutojë për projekt-buxhetin ndërsa shtoi se paketa fiskale rrit taksat, godet ekonominë e vendit.
Në replikë, deputeti socialist, Braçe, tha se komisioni nuk ka bërë asgjë që bie ndesh me rregulloren dhe se taksa progresive është një premtim që u është dhënë qytetarëve dhe që po mbahet. Deputeti demokrat Ridvan Bode deklaroi se paketa fiskale meriton vëmendje më të madhe dhe se kërkonte më tepër kohë, pasi pas 15 vitesh përpara opinionit publik, Kuvendit i kërkohet që të ketë një rritje thelbësore taksash, e cila prek 100% të shqiptarëve dhe që për nga thellësia dhe pasojat që ato kanë, mënyra e konceptimit të këtyre rritjeve, rëndon në mënyrë thelbësore, pikërisht shtresat më të ekspozuara, godet në mënyrë të qëllimshme pjesën menaxheriale, teknike e inxhinierike të kompanive dhe krijon premisat për një rrokullisje të shpejtë të ekonomisë së vendit.
Për sa i takon tatimit të pagave, deputeti Braçe tha se argumentet e ish-ministrit të Finacave, Bode, janë të rreme. Ekonomia e Shqipërisë, sipas deputetut Braçe, u rrokullis atë vit kur u vendos taksa e sheshtë, pikërisht nga spekullimet e këtij lloji, që i zhyti shqiptarët në ato përfitime të shpejta dhe që iu kthyen mbrapsht me një rrënim tërësor, jo vetëm të ekonomive familjare, por të ekonomisë së shqiptarëve. Deputei Braçe tha se kategoritë e infermierëve, mesuesve, zjarfikësve, ushtarakut të rolit bazë, etj, natyrisht që marrin një përfitim që shkon nga 32,402 mijë lekë deri në 34,202 lek në vit.
Ai theksoi se në këtë fashë janë 45,343 punëtorë të kësaj shtrese. Deputei socilaist tha Qeveria është munduar të ulë barrën fiskale për gjithë këto kategori, përfshirë edukatoret, infermierët, mesuesit, petagogët, për të vazhduar me mjekët ish-ushtarakët, policët, nëpunësit e mesëm dhe jo të nivelit politik të administratës, sepse ata përfshirë edhe funksionarët politik, siç jemi ne do të paguajnë më shumë. Deputeti Braçe tha se me anë të kësaj pakete vihet në lojë ajo që ka munguar e që është pikërisht konkurenca e ndershme në treg, pasi sipas tij, deri tani biznesi që po mbron opozita ka paguar më shumë si ryshfet në administratën tatimore, të cilës ish-ministri nuk i kërkonte dot as llogari.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20