Taksë e re për makinat, 1000 lekë
për veturat, 1500 lekë mjetet e tjera

Taksë e re për makinat, 1000 lekë<br />për veturat, 1500 lekë mjetet e tjera
TIRANE - Dy taksa të reja priten t’ju shtohen qytetarëve. Taksat e reja do të jenë për automjetet dhe telefonat celularë. Fondet e mbledhura nga këto taksa do të shkojnë për urgjencat mjekësore. Nga këto detyrime të reja pritet të përftohen në buxhetin e shtetit 6 milionë USD. Ndryshimet në ligjin për “taksat vendore janë hartuar me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Taksa e parë është ajo e automjeteve. Sipas ligjit të ri, të gjithë ata qytetarë që kanë një automjet përpos taksës së qarkullimit do të paguajnë dhe një shtesë me një vlerë prej 1000-1500 lekësh në vit. Kjo është taksa e re që u shtohet përdoruesve të rrugës.

Në draftin e ri thuhet se “Pronarët e mjeteve motorike do të kryejnë pagesën 1000 lekë në vit për çdo autoveturë. Pagesa për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh është 1500 lekë në vit”. “Kjo pagesë është e detyrueshme të kryhet së bashku me pagesën e taksës së qarkullimit”, thuhet më tej në ligjine ri të taksave vendore.

Por nga kjo taksë do të jenë për përjashtuar shtresa në nevojë, si të verbërit, personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët. Ligji i ri parashikon edhe penalitete. Për ata që nuk paguajnë në kohë taksën, do të aplikohet gjobë në masën 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë. 

Taksa e dytë është ajo për telefonat celularë. Cdo person që disponon një kartë SIM apo e blen atë të re, duhet të paguajë 50 lekë në vit. Pagesa mbahet nga opetorët celularë gjatë rimbushjes së kartës. Ndërsa ata që kanë numra me kontratë e paguajnë taksën e re vjetore prej 50 lekësh, bashkë me faturën. 

Këto ndryshime ligjore janë dorëzuar në Kuvend, pritet të kalojnë së shpejti në komisone për diskutime e më pas në seancë për votim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë