Taksë e re vjetore për banesat
hyn në fuqi në shtato
Një taksë shumë më e rëndë se më parë përgatitet t'u vendoset shqiptarëve nga qeveria, menjëherë pas përfundimit të faljes fiskale, që lejon pronarët e banesave të bëjnë rivlerësimin e tyre, deri më 31 gusht të këtij viti. Sipas burimeve nga ministria e Financave, tashmë është përgatitur një draft vendimi.
TIRANE- Një taksë shumë më e rëndë se më parë përgatitet t'u vendoset shqiptarëve nga qeveria, menjëherë pas përfundimit të faljes fiskale, që lejon pronarët e banesave të bëjnë rivlerësimin e tyre, deri më 31 gusht të këtij viti. Sipas burimeve nga ministria e Financave, tashmë është përgatitur një draft vendimi i Këshillit të Ministrave, sipas të cilit nuk do të përdoret më tarifë fikse për një metër katror banesë për taksën vjetore të të patundshmeve, që paguajnë pronarët e tyre.
Kjo taksë ka qenë 100 lekë të reja për metër katror për banesat e ndërtuara para vitit 1991 dhe aktualisht ka kaluar në 200 lekë. Shifra nuk është e lartë për këto banesa, ku, psh, një familje duhet të paguajë një herë në vit shumën prej 1.400 lekësh të reja në formë takes mbi banesën e vet pranë administratës fiskale të pushtetit vendor, në favor të të cilit shkon kjo taksë. Por, pas përfundimit të faljes fiskale, qeveria planifikon të përdorë një tjetër kriter vlerësimi, që ka të bëjë me koeficientin 0.5 për qind të vlerës së objektit, për të paguar këtë taksë. Ajo që do ta rëndojë një pagesë të tillë është fakti se, për të llogaritur vlerë e objektit, do të përdoret harta e çmimeve referencë të banesave, e përcaktuar me VKM. Një banesë prej 100 metrash katrore në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku, sipas qeverisë, çmimi referencë llogaritet në 190.000 lekë të reja, do të paguante, jo pak, por 950 mijë lekë të vjetra vetëm si taksë vjetore banese. Kjo, pasi vlera e këtij objekti do të llogaritej sipas formulës 100 X 190.000 = 19 milionë lekë. Dhe, më tej, nga kjo shifër do të llogaritek 0.5%, që del 95.000 lekë ose afro 680 euro, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.
Në rast se pronarët e banesave do të paguanin shifra të tilla, buxheti i komunave dhe bashkive vështirë se do të kishte probleme për financimin e veprave të rëndësishme infrastrukturore. Por, deri tani, kjo taksë është nga ato që janë paguar më keq dhe më pak. Taksa në fjalë është cilësuar si taksë mbi pasurinë e paluajtshme dhe duhet të përfshijë edhe taksimin e tokës bujqësore, por prej dekadash nuk është mbledhur.
Shifra kaq të larta mendohet se do të shtojnë evazionin në pagesat e taksave ndaj pushtetit vendor, siç ka ndodhur në rastet kur barra e taksave është rritur. Drafti pritet të hasë në kundërshtime të fuqishme nga opozita dhe ekspertët fiskalistë, por, si ka ndodhur në të kaluarën, ka mundësi që qeveria të tërhiqet vetëm në shifrën e përqindjes, duke e ulur atë nga niveli prej 5 përqindësh, por duket e vendosur për të përdorur si bazë vlerësimi vlerën e banesave, që do të llogaritet sipas çmimeve të rritura të referencës, pavarësisht se çmimi i tyre në treg është në rënie.
(jd/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21