Taksë për karburantin/ Protestë e dhunshme në Francë, vdes një person, në gjendje të rëndë shumë të tjerë

Një person ka mbetur i vdekur në Francë dhe shumë të tjerë janë lënduar gjatë protestës së dhunshme ditën e sotme kundër presidentit Emmanuel Macron. 

Ashtu si paralajmëruan tre ditë më parë, mijëra qytetarë francezë bllokuan rrugët kryesore në Paris, pas këmbëngules së Presidentit Macron për rritjen e taksave për karburantin. 

Mediat franceze raportojnë se një prej protestuesve mbeti i vdekur, pasi u godit nga një automjet teksa protestonte, ndërkohë dhjetra persona të tjerë pas përplasjeve me shoferët kanë mbetur të lënduar rëndë, mes tyre dhe shumë vajza dhe gra. 

Sipas Ministrit të Brendshëm francez në protestë kanë marrë pjesë 50 mijë persona, të cilët në mënyrë simbolike, mbanin të veshur një jelek të verdhë. 

Teksa protestuesit hedhin akuza ndaj Presidentit Macron dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, zyrtarët francezë janë shprehur se nuk do t’i lejojnë të shkatërrojnë rrjetin rrugor në Francë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër