Një histori e pazakontë ka ndodhur në Boston të SHBA-së. Një taksist ka gjetur në sediljen e pasme të makinës 187 mijë dollarë cash.

Dikush i kishte harruar aty, por taksisti nuk është menduar gjatë dhe i ka kthyer paratë e gjetura në polici.

Por kjo histori nuk mbaron me kaq. Policia ka nisur kërkimet dhe ka zbuluar se çanta i përkiste një të pastrehi.

Ato para ia kishte lënë trashegimi i ati që kishte vdekur. Për gjestin që ka bërë taksisti është shpërblyer nga endacaku me…100 dollarë. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)