Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të mbulojë dështimet e fundit ushtarake ruse në rajonin e Kharkiv duke bërë ndryshime të shpejta të gjeneralëve në zonë.
Sipas Institutit të Studimeve të Luftës në SHBA , një komandant i ri u emërua në Qarkun Ushtarak Perëndimor: Gjeneral Lejtnant Roman Berdnikov, i cili zëvendësoi Oleksandr Zhuravlev në këtë pozicion.
Instituti vëren se njësitë ruse nga Distrikti Ushtarak Perëndimor kanë operuar kryesisht në rajonin verilindor të Kharkivit muajt e fundit, por pa një komandant të përcaktuar qartë. Zhuravlev nuk ishte parë për disa kohë dhe Putini ndërroi dy komandantët e "Grupit të Forcave Perëndimore" brenda dy javësh.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi rimerr Kherson, Moska pranon tërheqjen! Putin provë bërthamore në kufi në Ukrainën? Del VIDEO e trenit që shton dyshimet












