LEZHE- Rreth 350 banorë të shpërngulur në zonën e Tales në Lezhë, pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës, vuajnë çdo ditë mungesën e shërbimeve mjekësore. Edhe pse godina e qendrës shëndetësore tashmë është ndërtuar, ajo nuk funksionon ende.

Për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor këta banorë duhet t’u drejtohen qndrave të tjera shëndetësore të zonave përreth, apo spitalit të Lezhës. Sipas banorëve, në lagjen e tyre është ndërtuar një qendër shëndetësore, por ajo nuk u pajis me bazën materiale dhe mjekë, duke bërë që sorollatjet e tyre të vijojnë.

Indiferentizmi që u është paraqitur nga Drejtoria e Shëndetit Publik, i ka detyruar këta banorë që t’u drejtohen mediave për të zgjidhur ketë problematike të tyre.

Ndonëse, flitet për një shpërndarje të madhe të shërbimit shëndetësor edhe në zonat rurale, 350 banorë në Tale të Lezhës, duket se nuk janë përshirë në këtë projekt, duke vazhduar të ndjejnë mungesën e këtij shërbimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)