KABUL- Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë gjatë bombardimit të një organizate humanitare në Kabul dhe një pike kontrolli të forcave afgane nga militantët talebanë. Si pasojë, shefi i policisë në Kabul, Zahir Zahir ka dhënë dorëheqjen dhe ajo është pranuar nga ministri i Brendshëm i vendit.
Sipas zëdhënësit që bëri të ditur këtë lajm, shefi i policisë nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin e tij, megjithëse dyshohet se shkak është vala e pandalshme e sulmeve në Afganistan. Zëdhënësi bëri të ditur se në vend të Zahir Zahir, është emëruar shefi i policisë të qytetit verior afgan Belhi. Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin dhe thanë se kishin sulmuar ndërtesën e "Qendrës së Informimit të krishterë".
Një ndër sulmuesit aktivizoi bombën të cilën e kishte të veshur, ndërsa dy të tjerë u qëlluan për vdekje nga pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane. Forcat e sigurisë kanë arritur të shpëtojë gjashtë punonjës të organizatës humanitare që ishin kapur nga sulmuesit.
Lidhur me situatën e trazuar në vend pritet që të prononcohet dhe presidenti Ashraf Ghani, i cili kur erdhi në fuqi në shtator premtoi se do të sillte paqe në vend pas konflikteve që zgjasin prej dekadash.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com