Talebanët arrestojnë 5 gra, protestuan kundër ligjit për ndalimin e ndjekjes së universitetit
Gratw në Afganistan para dyerve të universiteteve
Dhjetëra gra afgane të mbuluara me hixhabe kanë marshuar nëpër rrugët e Kabulit, me parulla në duar për të protestuar për ligjin, i cili i ndalon gratë të ndjekin universitetin. Talebanët kanë arrestuar pesë gra, të cilat po merrnin pjesë në një protestë në Kabul kundër ligjit të vendosur së fundmi.
Menjëherë pas vendimit për ndalimin e grave në universitet u zhvilluan protesta të shumta edhe në provincën Takhar.
Vajzat ishin të përjashtuara nga ndjekja e shkollës së mesme që pas rikthimit të talebanëve në pushtet vitin e kaluar, por së fundmi është dhënë edhe vendimit për gratë që ndjekin universitetet. Sipas këtij vendimi, ky ligj është në fuqi deri në një moment të dytë kur të gjendet një ambient më i përshtatshëm për gratë, sipas talebanëve.
Ligji i ri është zbatuar menjëherë nga ministri i arsimit të lartë, duke urdhëruar edhe universitetet publike dhe private që të ndalojnë gratë nga frekuentimi i tyre.
Një protestues ka njoftuar se “disa nga vajzat" ishin arrestuar, ndërsa është bërë e ditur se mosbindjes civile i janë përgjigjur edhe disa burra, ku rreth 50 profesorë meshkuj universitetesh kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre, ndërsa disa studentë meshkuj kanë refuzuar të futen në provime. Kujtojmë se pas marrjes së pushtetit në gusht të 2021, pas tërheqjes së ShBA-së nga vendi, talebanët kishin premtuar një rregull më të butë, megjithatë, islamistët e linjës së ashpër kanë vazhduar të zhvlerësojnë të drejtat dhe liritë e grave në vend.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor 2024, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor 2024, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht 2024, 19:12
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor 2024, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor 2024, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor 2024, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj 2024, 12:55
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill 2024, 11:04
-
U shpërthen mina duke luajtur, vriten 9 fëmijë në Afganistan
1 Prill 2024, 14:42
-
Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave
22 Shkurt 2024, 15:35