Çdo ditë e më tepër që talebanët qeverisin Afganistanin, grave iu mohohen të drejtën. Së fundit u dekretua ligji që ndalon gratë të dalin në publik pa burka.
Siç edhe dihej rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan, do të sillte një përkeqësim të të drejtave të grave në vend.
Pasi u privuan nga mësimi, talebanët dekretuan ligjin që nuk lejon asnjë grua të dalë e pambuluar në publik, pa velin islamik.

Sipas liderit suprem, Hibatullah Akhundzada mbajtja e burkës në publik është diçka e respektueshme dhe tradicionale, duke paralajmëruar gjithashtu ndëshkime të rënda për këdo që e shkel këtë rregull.
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com“Gratë që nuk janë as shumë të reja dhe as shumë të vjetra, duhet të mbulojnë fytyrën para një burri që nuk është burri i saj. Nëse nuk kanë detyra të rëndësishme, në përgjithësi, është më mirë të qëndrojnë në shtëpi”, shkruhet mes të tjerash në dekret.
Komente


Po Amerikanet thane qe keta jane te moderuar apo u ngaterruan , ku shkel kemba e Amerikes dhe natos vetem shkaterrim
PërgjigjuE more mazllum ke te drejte...harrova po ne KOSOVE qe shkeli Usa dhe Nato apo ben perjashtim kosova?