Azgan Haklaj: Talebanët dhunojnë dy zonja të PD-së!

Azgan Haklaj: Talebanët dhunojnë dy zonja të PD-së!

Prplasja Noka-Bardhi me Açkën

Kaçakët ashtu si egërsirat dimrin e sidomos janarin e kane stinë të vështirë për të gjetur ushqimin dhe prenë e tyre për mbijetesë ndaj egërsohen përtej  limiteve duke u bërë të rrezikshëm.

Kështu ndodhi dhe dje fatkeqësisht në Kuvendin e Shqipërisë me dy kaçakë të zbuluar të radhës si Gaz Bardhi e Flamur Noka, të cilët pretendojnë të shpalosin opozitarizëm që në fakt duket qartë se janë në mejdan për lidership të lëvizjes çartiste, foltores, çetës antiamerikane, antidrejtësi.

Dy kaçakë të vaksinuar nga nongrata Marshall Berisha e të ndërsyer nga Trekëndëshi i Bermudës, për ta mbajtur peng parlamentarizmin, të mbështetur nga disa të tjerë që rrinin në prapaskenë publikisht e mediatikisht fyen, kërcënuan deri duke përdorur dhunë verbale e fizike ndaj deputeteve të PDSH-së që qëndruan si burrnesha Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

Këto dy zonja të nderuara kanë qëndruar sypatrembura edhe me dt 8 janar të vitit 2022 në Selinë e PDSH-së përballë sulmit barbar të organizuar nga Hamasi i foltoristëve me të gjitha arsenalin e armëve mesjetare për ta marrë shtëpinë e lirisë me dhunë, por në fakt ikën me bisht ndër shalë.

Duhet theksuar se Flutura Açka përpos statusit  politik është  përsonalitet eminent i letrave shqipe më të cilën mburrej Gazeli në fushatën elektorale në Elbasan në vitin 2021.

Merita Bakiu është pinjolle e familjeve Bakiu & Balla, e përsekutur politike, kontributore mbi tre dekada për PDSH-në.

Ky është një akt i neveritshëm e i paprecedent i cili mund të gjejë sinonim vetëm me aktet talibane ne Afganistan.

Nuk dua të përsëris mijëra shqiptarë që  kanë dënuar në rrjetet e tyre sociale këtë paturpësi e cila tashmë është ndërkombëtarizuar e bërë virale por po ndalem ne dy aspekte që e rëndojnë veprimin e shëmtuar përtej ndëshkimit juridik i cili nuk ka arsye përse të mos ndodhë pasi ata të njëjtën gjë duan ta bëjnë të premten tek komisioni i reformës zgjedhore, sepse aty e kanë hallin, pasi nuk e duan këtë reformë që certifikon fundin e tyre.

E para ky akt ndodh në një kohë kur i gjithë opinioni ynë po përjeton akte barbare dhune ndaj grave duke cenuar deri dinjitetin tonë dhe himanizmin si komb.

E dyta, ky  makabritet publik, përveçse shembullit të neveritshëm që ekspozon në tempullin e demokracisë është një përdhosje e kodit zakonor të shqiptarëve ku gruaja, nderi dhe dinjiteti i saj janë të shenjta, e ndodhi pikërisht ditën e kalimit në amshim të simbolit kombëtar e përsonofikimit shtetëror të shqiptarëve Gjergj Kastriotit (Skenderbeut).

Imagjinoni çdo të kishte thënë Hipokrati për doktor Mulin!!!

Mirëpo me egërsira të uritura nuk mund të negociohet.

Këtu nuk është fjala për uri njerëzore pasi të dy "talibanët parlamentarë" janë pasanikë të deklaruar por për uri politike pasi koncentrati i tyre i ushqimit ka prekur fundin.

Natyrisht ka në ballkonin e marrëzisë të Sali Magdalenës ca krunde që ju hidhen pasditeve por dimri është i gjate dhe krundet “non grata" po shterojnë.

Nuk kam fjalë të shpreh indinjaten time dhe jo vetëm dhe as epitete të kualifikoj këtë marrëzi e cila në gjithçka mund të përkthehet e perifrazohet por kurrë në  opozitarizëm e politikë.

Shpresoj që nëse ka ngelur një pikë cipë politike e demokratike në Parlamentin Shqiptar ky akt jo vetëm të ndëshkohet por të jetë i fundit në këtë klime konflikti antikombëtar që po ushqehet me qëllime ugurzeza të cilat janë përsëritur shpesh në momente delikate nacionale në Atdheun tonë.

Së fundmi u them trimave huthi shkoni e protestoni tek spaku kur ta marrin Marshallin për tu pyetur po ua mbajti!

Aty nuk guxoni sepse nuk u mbështet dot Bermuda!

Këto sorra që sulmojnë shqipet do të kenë fundin e akrepit skorpion.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi