Talebanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan

Talebanët ekzekutuan 13 persona në Afganistan

Talebanët kanë ekzekutuar më 30 gusht  13 persona të komunitetit etnik Hazara, mes tyre edhe një adoleshente, 9 ish-ushtarë të qeverisë që ishin dorëzuar dhe 2 civilë. Amnesty International ka bërë me dije se ka gjetur provat që viktimat u masakruan në provincën Daykundi në gusht.

Mirëpo, një akuzë e tillë është mohuar nga talebanët, të cilët i kanë thënë BBC se raporti i Amnesty tregon vetëm "njërën anë" të historisë.

“Ky raport është i njëanshëm dhe ne i bëjmë thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të vijnë dhe të kryejnë një hetim të duhur në terren”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të talebanëve, Qari Saeed Khosti.

Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik në Afganistan, i cili është persekutuar nga regjimi i talebanëve në vitet 1990. Kjo është hera e dytë që talebanët akuzohen për vrasjen e Hazarasëve që kur grupi erdhi në pushtet në gusht.

Dy civilët u vranë ndërsa u përpoqën të iknin, ndërsa 17-vjeçarja u qëlluar kur talebanët hapën zjarr mbi një turmë njerëzish. Amnesty International thotë se kanë siguruar fotografi dhe video të marra pas vrasjeve.

"Këto ekzekutime gjakftohtë janë dëshmi se talebanët po kryejnë të njëjtat abuzime të tmerrshme për të cilët ishin të njohur gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në Afganistan. Talebanët shkelin vazhdimisht të drejtat e atyre që i perceptojnë si kundërshtarë të tyre, madje vrasin ata që tashmë i janë dorëzuar qeverisë së tyre. Talebanët duhet të ndalojnë menjëherë këto akte mizore hakmarrjeje dhe të sigurojnë që punonjësit e ish -qeverisë dhe familjet e tyre të mund të jetojnë të sigurt në Afganistan. Qeveria e re duhet të bëjë të qartë se shkelje të tilla të rënda nuk do të tolerohen dhe se përgjegjësit do të ndiqen penalisht ”, tha Agnès Callamard, Sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

Sipas raportit të Amnesty, rreth 300 luftëtarë talebanë udhëtuan më 30 gusht në një zonë pranë fshatit Dahani Qul, ku anëtarët e ish -forcave qeveritare po qëndronin me familjet e tyre.

“Ish -anëtarët e forcave afgane të sigurisë dhe familjet e tyre u përpoqën të iknin, por talebanët i kapën dhe hapën zjarr, thuhet në raport.

Një ish -ushtar gjuajti përsëri, duke vrarë një luftëtar talebanë dhe duke plagosur një tjetër, tha Amnesty, dhe dy ish -ushtarë të tjerë të qeverisë u vranë në zjarrin pasues.

Nëntë ish -ushtarë të tjerë më pas u dorëzuan, sipas raportit, por talebanët "i çuan menjëherë në një pellg lumi aty pranë dhe i ekzekutuan".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat