Talebanët ndaluan shkollimin për gratë, disa organizata ndërkombëtare pezullojnë aktivitetin e tyre në Afganistan
Studentet afgane largohet nga Universiteti i Kabulit në Afganistan
Tri organizata të mëdha jo-qeveritare (OJQ) kanë pezulluar punën e tyre në Afganistan pasi talibanët i ndaluan gratë që të punojnë për ato. Në një deklaratë të përbashkët, Care International, Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) dhe Save the Children, thanë se nuk do të mund të vazhdonin punën e tyre "pa stafin tonë me gra".
Organizatat kërkojnë që gratë të vazhdojnë të punojnë për to. Talebanët që janë në pushtet në Afganistan po shtypin vazhdimisht të drejtat e grave.
Ky njoftim i organizatave vjen vetëm disa ditë pasi talebanët ndaluan gratë të studiojnë në universitete.
Talebanët njoftuan për ndalesën që gratë të ndjekin shkollimin në universitete më 20 dhjetor, përmes një letre që Ministria e Arsimit iu dërgoi institucioneve të arsimit të lartë. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara.
Abdel Rahman Habib, zëdhënës i ministrisë së Ekonomisë të Talebanëve, pohoi se punonjëset gra në OJQ-të e huaja kanë shkelur kodet e veshjes - duke refuzuar të veshin hixhabin.
Ata kanë kërcënuar se së shpejti do t'i heqin licencën çdo organizate që nuk i përmbahet këtyre rregullave.
Gratë në Afganistan kanë organizuar protesta duke kërkuar të drejta për arsim, punë dhe liri, por këto protesta talebanët vazhdimisht i kanë shtypur duke i rrahur pjesëmarrësit, duke i kërcënuar, por edhe duke i arrestuar protestuesit.
Talebanët rifituan kontrollin e Afganistanit në vitin 2021, dy dekada pasi një koalicion ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja i rrëzoi ata nga pushteti./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Çfarë kemi frikë në të vërtetë ne shqiptarët?
9 Dhjetor 2024, 12:14
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor 2024, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor 2024, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht 2024, 19:12
-
Eksperti i pavarur i OKB-se: Personat LGBT përballen me diskriminim, rastet e dhunës sporadike! 'Prindi 1' e 'Prindi 2' debat i rremë
12 Korrik 2024, 16:50
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor 2024, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor 2024, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor 2024, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj 2024, 12:55
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill 2024, 11:04