Talebanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin.
Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007.
“Teksa operacionet ushtarake po vazhdojnë kundër muxhahedinëve në disa zona të ndryshme... është e rëndësishme që ne të kryejmë sulme ku të mundemi në mbarë vendin”, u tha në deklaratën e TTP-së.
Për një kohë, TTP-ja a pasur ndikim në zonat fisnore të Pakistanit, duke imponuar një version radikal të ligjit islamik.
Luftëtarët e këtij grupi që nga viti 2010 vijnë në Pakistan kryesisht nga Afganistani fqinj, dhe tani janë inkurajuar edhe më shumë me kthimin në pushtet në Kabul të talibanëve afganë.
TTP dhe Qeveria pakistaneze arritën një marrëveshje armëpushimi në qershor, por të dyja palët vazhdimisht kanë pretenduar se pala tjetër ka shkelur marrëveshjen dhe kanë pasur disa përleshje./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5718
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor 2024, 18:45
-
Turqia dëbon nga territori i saj 325 shtetas afganë
10 Nëntor 2024, 16:06
-
‘Samiti i Grave Afgane’ në Tiranë, ministri Hasani: Regjimi taleban e ka përkeqësuar situatën, Shqipëria në mbështetje të tyre!
11 Shtator 2024, 10:17
-
Po sikur SHBA të ‘lodhet’ me Kosovën si me Afganistanin?!
31 Gusht 2024, 19:12
-
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
20 Qershor 2024, 18:42
-
Barka me emigrantë përmbyset në brigjet e Kalabrisë, flitet për 65 të zhdukur mes tyre 26 fëmijë
17 Qershor 2024, 19:44
-
OKB: 1000 ditë prej kur talibanët ndaluan arsimin e mesëm për vajzat
13 Qershor 2024, 22:11
-
Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan
11 Maj 2024, 12:55
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill 2024, 11:04
-
U shpërthen mina duke luajtur, vriten 9 fëmijë në Afganistan
1 Prill 2024, 14:42
-
Talebanët kryejnë ekzekutim publik të dyfishtë, mijëra njerëz mbushin stadiumin për të parë vrasjen e dy burrave
22 Shkurt 2024, 15:35