Talebanët shpallin ministrat në detyrë të qeverisë së re! Në krye të vendit themelues të lëvizjes dhe të kërkuar nga FBI! SHBA dha 5 mln dollarë për 'kokën' e ministrit të Brendshëm

Talebanët shpallin ministrat në detyrë të qeverisë së re! Në krye të vendit themelues të lëvizjes dhe të kërkuar nga FBI! SHBA dha 5 mln dollarë për 'kokën' e ministrit të Brendshëm

Talebanët kanë njoftuar krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan, pas disa ditësh diskutime pa sukses për formimin e qeverisë së re. Qeveria e përkohshme do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe me një militant të kërkuar nga FBI si ministër i brendshëm.

Talebanët kanë njoftuar ministrat e ri do të punojnë në cilësinë e kujdestarit deri sa të formohet një qeveri e mirëqene.

Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid ka njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan.

Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re.

"Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re," shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar i saj  dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i brendshëm. Talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit më shumë se tre javë më parë. Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë. Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani. 

Haqqani është kreu i grupit militantik të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën 20-vjeçare të vendit. Departamenti Amerikan i Shtetit aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.6 milion £) për informacionin që çon drejtpërdrejt në arrestimin e Haqqani.

Pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani, ai u bë udhëheqësi i ri i rrjetit, i cili aktualisht është një nga grupet militante më të fuqishme dhe më të frikshme të rajonit. Disa thonë se është edhe më me ndikim sesa grupi i Shtetit Islamik në Afganistan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Erdogan reagon pas formimit të qeverisë së re nga talebanët: Është e përkohshme, duhet ta monitorojmë nga afër

afganistan-da-gecici-hukumet-kurmasina-14380828_6176_o.jpg" style="height:440px; width:780px" />

Presidenti turk Regep Tajip Erdogan ka komentuar për herë të parë formimin e qeverisë së talebanvëe, pasi këto të fundit morën kontrollin e plotë të vendit.

'Siç e dini, është e vështirë ta quash atë të përhershëm për momentin, por është shpallur një qeveri e përkohshme. Ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo qeveri e përkohshme.

'Ajo që duhet të bëjmë është ta shikojmë nga afër këtë proces' - tha udhëheqësi turk në një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Republikës Demokratike të Kongos Felix Cisekendi, i cili po bën një vizitë zyrtare në Turqi.

 

Ora 21:21
SHBA ofron shpërblim prej 5 milion dollarësh për 'kokën' e tij, kush është ministri i ri i Brendshëm i Afganistanit

Ministri i ri i Brendshëm i qeverisë talebane në Afganistan, Sarajuddin Haqqani është ndër njerëzit më të kërkuar nga DASH, i cili aktualisht po ofron një shpërblim prej 5 milion dollarësh (3.6 milion £) për informacionin që çon drejtpërdrejt në arrestimin e Haqqani.

Pas vdekjes së babait të tij, Jalaluddin Haqqani, ai u bë udhëheqësi i ri i grupit militantik të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët kanë ndërmarrë disa sulme vdekjeprurëse. Ky rrjet është shpallur si organizatë terroriste nga SHBA. Grupi mbikëqyr pasuritë financiare dhe ushtarake të talebanëve përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/09/2021 02:12

    Kjo do te thote, qe ne momentin qe keta <<qeveritare>> do te vene kemben qofte dhe per disa ore, ne nje shtet me te cilin U.S.A. ka marreveshje ekstradimi,keta e kane /te prere/ bileten per ne U.S.,per te mos harruar dhe ndonje operacion i mundshem tip Musad,ose te modeleve te tjera qe jane perdorur per te kapur,rembyer,ose vrare terroriste te tjere ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI